Zgjedhja e guvernatorit të ri, Peleshi: Presidenti, pjesë e procesit

11/09/2014 - 19:07

Tiranë, 11 shtator 2014  - Numri dy i qeverisë, Niko Peleshi ka deklaruar sot se funksionimi i Bankës së Shqipërisë nuk është penguar, ndërkohë që Kuvendi do të japë mendimin e vet brenda afateve ligjore.

Sipas Peleshit, kreu i shtetit është me ligj pjesë procesit përmes propozimit të emrit të ri të Guvernatorit të ri.

“Presidenti me ligj duhet të jetë pjesë e procesit mes propozimit të emrit të guvernatorit të ri, qeveria është së pari e interesuar që ky të jetë një proces nga i cili BSH të dalë më e fortë, me solide dhe që procesi të mos jetë i kontestuar politikisht. Nuk ka qëllim qeveria të kapë politikisht institucionet e pavarura aq më pak Bankën e Shqipërisë”- tha ai. 

Peleshi ka theksuar se funksionimi i BSH nuk eshte penguar.

“Nuk ka vend për panik. Ka afate ligjore brenda të cilit Parlamenti duhet të japë mendimin vet. Funksionimi i Bankës së Shqipërisë nuk është penguar, funskionon edhe me numrin e atyre që janë në detyrë dhe me guvernatoren në detyrë”- tha ai.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, do të promovojë pas dy ditësh librin e saj. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot i pranishëm ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvill

Rudina Hajdari hodhi poshtë lajmin se është shkarkuar nga pozicioni i kryetares së Grupit Demokrat Parlamentar.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se Shqipëria është në vend të dytë pas Afganistanit, për numrin e azilkërkuesve

Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetare e Grupit Parlamentaret Demokratëve në Parlament.

Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas publikimit të raportit zyrtar të Komisionit të Venecias, për çështjen e anulimit të dekreti

Komisioni i Venecias ka publikuar sot opinionin final për presidentin Ilir Meta, lidhur me veprimet e këtij të fundit sa i takon zhderkre