Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit pasditen e së dielës si Presidente e Kosovës.

Rama shkruan në Twitter se zgjedhja e Presidentit ka përmbyllur kuadrin institucional të vendit.

“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin.”