Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, iu është bashkuar reagimeve për anëtarësimin e përkohshme të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuaraipërinë, e cila nuk duhet të shpërdorohet si presidenca e OSBE-së.

Shehu e përkufizon vendimin si një mundësi reale për Shqipërinë, e cila nuk duhet të shpërdorohet si presidenca e OSBE-së.

Postimi i plotë i Shehut:

 Zgjedhja e Shqiperise si Antare e Perkoheshme e Keshillit te Sigurimit, nje mundesi reale, por qe nuk duhet keqperdorur si Presidenca e OSBE, apo mundesi te tjera.

Shume pozitive kjo hapesire e re per vendin tone.

Por qe nuk duhet te kete fatin e shume mundesisve te tjera te mepareshme te diplomacise sone.

Dhe as duhet te kthehet ne nje hapesire improvizimesh, teatralitetesh personale a rolesh jo adeguate, gabimesh trashanike prej lidhjeve okulte te Rames e kesaj qeverie, sic ka ndodhur prej 2014-te qofte kjo ne nismat e qendrimet tona Rajonale, te daljet nga realiteti e “mega rolet” e tij ne periudhen e kryesimit te OSBE, apo shume raste te tjera.

Vecanerisht desheroj te permend gabimet e renda ne Asamblene e OKB, konferencen Islamike etj, kur per shkak te disa lidhjeve e kondicionimeve te pa perputheshme me interesat tona, u mbajten qendrime a u votua diametralisht kunder pozicioneve te ShBA per ceshtje te sigurise globale, apo te lidhura me me gjendjen e Lindjes se Mesme.

Rama duhet te kuptoje se pavaresisht disa “preferencave” e atyre lidhjeve te tij, vecanerisht tashti ne Keshillin e Sigurimit, per ceshtjet e sigurise globale e per zonat e veshtira e te “nxehta” ne Bote, vendi yne duhet te ndjeke krejtesisht politiken e ShBA, si garanti kryesor i paqes e stabilitetit kudo.

Kujtojmë se pasditen e sotme, Asambleja e Përgjithshme në OKB votoi me 175 vota nga 117 të nevojshme, zgjedhjen e Shqipërisë si një vend anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit, me një mandate dy vjeçar.

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.

Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar 1946. KS mund të përdor edhe forcë në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord.