Presidenti Ilir Meta u përgjigj me batutë, kur në emisionin "Opinion" u pyet se kur do të dekretonte një datë të re zgjedhjesh për Shkodrën dhe për Vorën, pasi dy kryebashkiakët u shkarkuan nga ligji i dekriminalizimit.

“Ata tani shkojnë tek noteri, të shkojnë tek berberi. Presidenti vepron vetëm në përputhje me Kushtetutën”,- tha Ilir Meta në emisionin "Opinion".

Meta tha se qeveria kërkon me ngulm të ketë Presidencën, sepse i dihen disa firma.

“Ne kemi një grupim që kërkon të kapi të gjithë shtetin. Shikoj parlamentin si e ke sot, shikoj pushtetin lokal si e ke sot. Shikoj prokurorinë si e ke sot. Kemi një problem, e duan ata dhe presidentin. Jo vetëm që të mos i krijojë këto shqetësime, por e duan që dikush aty të hedh ca firma. Deri në 24 korrik 2022 këto firma në atë zyrë nuk hidhen. Ata duan nja dy firma aty, si firma e atij kryetarit të KED. Se kanë dhe ca detyrime ndërkombëtare ata. Ka nja dy tre firma që duhen”,- tha kreu i shtetit.