Zgjedhjet për delegatët e Kongresit në PS, Balla: Testojmë edhe votimin elektronik

09/11/2019 - 11:18

Në zgjedhjet e 16 nëntorit për delegatët e Kongresit të PS, kjo forcë politikë do të testojë edhe votimin elektronik.

Ndërsa e konsideroi një moment të rëndësisëhm për PS, Balla apeloi të gjithë anëtarët e PS, që 16 nëntor të gjithë të marrin pjesë në votime, duke theksuar se do të votohet në 4 mënyra.

“Iu bëj një apel anëtarëve të PS, më 16 nëntor që në 8 të mëngjesit drejtohuni në qendrat e votimit, janë 362 qendra vetëm në Shqipëri do jenë edhe disa jashtë territorit, për të votuar për delegatët e kongresit të PS. Në këto zgjedhje ne do aplikojmë për herë të parë të 4 format e mundshme të votimit, që aplikohet kudo në Botë: E para, ajo tradicionale me votimin klasik atë me fletë votimi. E dyta, do të jetë një votim tërësisht  elektronik në një prej njësive të Tiranës. Do e testojmë votimin elektronik për të parë mënyrën se si implementohet dhe shpejtësinë për të nxjerrë rezultatin padyshim edhe fizibilitetin e një procesi të tillë a është i mundshëm për t’u testuar më pas në të gjithë territorin.

E treta votim online për një pjesë të anëtarësisë së PS. Dhe e katërta do të kemi edhe votim me postë për një pjesë që jetojnë jashtë territorit. Dhe kjo ëshë një risi e katërt e këtij porcesi votimi. Duhet ta dimë, që suksesi i këtij procesi është dhe ka një rëndësi të vecantë për ecurinë e gjysmës së dytë të mandatit të dytë dhe është një prej gurëve të themelit për fitoren në qershor 2021. PS ka nevojnë për një energjizim të ri e hapje me të madhë ndaj shoqërisë.Duhet të rinovojmë mandatet aty ku duhet e të bëjmë ndryshime ku është e nevojshme. nuk quhet e kryer puna jonë me organizimin e partisë, me zgjedhjet e 16 nëntorit. Duhet të thellojmë procesin e barazisë gjinore.” u shpreh Balla

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas publikimit të draftopinionit të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese që solli një përplasje tjetër mes maxhora

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim përshëndeti takimin e radhës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Partia Demokratike ka kërkuar sot shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, referuar deklaratave të tij p

Presidenti Ilir Meta vjen sërish me një mesazh për qytetarët shqiptarë, po ashtu dhe për klasën politike.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me pamjet që publikoi drejtori i drejtorisë së Policisë Shtetit, Ardi Vel

Presidenti Ilir Meta shpreh kënaqësi për përparimin në tryezën e reformës zgjedhore për çështjen e Kodit.

Përfaqësuesi i PD në Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita ka propozuar futjen e teknologjisë në zgjedhje.

Presidenti Ilir Meta deklaroi këtë të premte se shpreson shumë që Këshilli Politik ta përfundojë me sukses punën për Kodin Zgjedhor.

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar pse ka kthyer edhe një herë dy ligjet e Kuvendit.