Zgjedhjet e 25 prillit, 9 parti politike dhe dy komitete nismëtare regjistrohen në KQZ

22/02/2021 - 20:35

Edhe nëntë parti të tjera janë regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit. Komisioni Qendror i zgjedhjeve, ka njoftuar se krahas 9 partive janë regjistruar dhe 2 komitete nismëtare. Ndër partitë e regjistruara së fundmi janë ato Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi. 

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

Regjistrohen si subjekte zgjedhore edhe 9 parti politike dhe 2 komitete nismëtare.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancë publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.

Komisioneri shqyrtoi projektvendimet për kërkesat për regjistrim si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, të 13 partive politike dhe 2 komiteteteve nismëtare.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioneri vendosi të regjistrojë si subjekte zgjedhore 9 parti politike dhe 2 komitete nismëtare:

1. Partia Shqiptare Atdheu;

2. Partia Pajtimit Kombëtar;

3. Partia Ligj dhe Drejtësi;

4. Partia Fryma e Re Demokratike;

5. Partia Qytetare Shqiptare;

6. Partia Uniteti Kombëtar;

7. Partia Aleanca Kuq e Zi;

8. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve;

9. Partia Aleanca Popullore;

Komitetin nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Kreshnik Merxhani si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër.;

Komitetin nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Bledar Dika si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë.

Komisioneri pas shqyrtimit të dokumentacionit vendosi të mos regjistrojë si subjekte zgjedhore partinë Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare, partinë e Punës së Shqipërisë, partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë si dhe mos pranimin e kërkesës së z. Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar.

Gjithashtu, vendosi akreditimin e 18 vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, për vëzhgimin e zgjedhjeve të datës 25 prill 2021.

Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e Zonës së Administrimit Zgjedhor, nr. 38, në bashkinë e Tiranës, si njësinë administrative për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave” u shty për në mbledhjen e ardhshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta këtë të dielë nga Korça në një dalje për mediat ka deklaruar se zgjedhjet e 25 prillit janë një test madhor për inte

Gjatë prezantimit të kandidatëve të Nismës#Thurje për zgjedhjet e 25 prillit, drejtuesi i saj Endri Shabani prezantoi ndër të tjera edhe

Eduard Halimi është emëruar koordinator i posaçëm politik i PD-së.

Kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha së bashku me të bijën, Viktorian, kanë uruar ndryshe këtë 7-mars.

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët e Lezhës deklaroi se mosmarrja e vaksinës ruse apo kineze nuk është çështje gjeop

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot në qytetin e Korçës një ceremoni vlerësimi për të gjithë mësuesit, me rastin e “7 Marsit”.

Kryeministri Rama zhvilloi këtë të diel një bashkëbisedim me qytetarët në Lezhë, ku foli për procesin e rindërtimit dhe investimet e qeve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nisi këtë të diel me një mesazh të fortë për shqiptarët.

Nisma “Thurje” prezantoi një ditë më parë 177 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, të kësaj force politike në 12 qarqet e v

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka zgjedhur të urojë Ditën e Mësuesit nëpërmjet një videoje të veçantë, ku ajo vetë