23/02/2021 - 11:06
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Në takimin mes ambasadores Kim dhe Celibashit, i cili ka zgjatur rreth një orë, është diskutuar për përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Gjithashtu, pjesë e diskutimit mësohet të ketë qenë edhe identifikimi elektronik i zgjedhësve.
/portali DurresLajm/