Në orën 11:00 drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audry Glover ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste.

Zyrtarja e lartë e OSBE po zhvillon një takim me Ramën dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kryeministri Rama iu caktoi sot detyrat e fundit socialistëve, të cilët ndodhen në javën e fundit të fushatës elektorale.

Politika është e ndarë në zgjedhjet e këtij viti, pasi opozita ka vendosur të marrë pjesë, ndërsa Presidenti Ilir Meta ka anuluar datën e zgjedhjeve përmes një dekreti.