Zgjedhjet e 30 qershorit, regjistrohen edhe 9 parti opozitare

21/04/2019 - 13:05

Të martën skadon zyrtarisht afati që i lë në dispozicion kodi zgjedhor partive politike për t’u regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit. 43 është numri i subjekteve zgjedhore që duan të jenë pjesë e garës elektorale, nga ku 35 janë regjistruar në KQZ ndërsa 8 të tjera kanë aplikuar për t’u regjistruar.

PS dhe 18 parti të tjera aleate te socialisteve, si PSD e Skënder Gjinushit apo PS e Moderuar e Gjergj Kojës kanë dorëzuar dokumentet në institucionin qendror të zgjedhjeve.

Por edhe në kampin e djathtë, është 5 numri i partive që janë regjistruar për garën vendore. Dikur aleatë të Bashës, Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri, Partia Ora e Shqipërisë e drejtuar nga Zef Shtjefni, Bashkimi Liberal Demokrat e drejtuar nga Arian Starova, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e Arian Galdinit, si dhe Partia Kombëtare Konservatore e drejtuar nga Kujtim Gjuzi janë regjistruar për zgjedhjet vendore.

Ndërkohë, 9 parti të reja nga radhët e opozitës do t’i bashkohen garës elektorale për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Siç bën të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e së martes pritet të regjistrohen 9 parti të reja: Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Demokracia Sociale, Partia Zgjidhja, Pajtimit Kombëtar, Social-Punëtore, Partia Ligj dhe Drejtësi, Fryma e Re Demokratike, Aleanca Kuq e Zi si dhe Partia Lista e Barabartë.

Po ditën e martë, KQZ bën të ditur se do të japë mandatin e deputetit edhe për tre kandidatë nga listat e PD-së.

Formularin e vetëdeklarimit e kanë dorëzuar kandidati Artur Rroshi nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike në Tiranë, kandidati Nikolin Staka nga lista shumemërore e Partisë Demokratike Shkodër dhe kandidati Zef Shtjefni nga lista shumemërore e Partisë Demokratike Shkodër. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas publikimit të rezultateve paraprake Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në KE, i cili nuk është zgjedhur për të qenë pjesë e

Sipas kryedemokratit Lulzim Basha, Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar, duke iu referuar protestës së një dite më parë.

Raportuesi për Shqipërinë në KE, Knut Fleckenstein me shumë gjasa nuk do të jetë më pjesë e Parlamentit Parlamentin Europian.

Presidenti  Ilir Meta mori pjesë sot në hapjen e Festivalit të Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar në Faceboo protestën e organizuar dje nga opozita e bashkuar.

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu në studion e lajmeve në News 24 tha se kryeministri Edi Rama ka 5 ditë kohë për të dhënë dorëheqjen.

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me letrën e 5 të kryeministrit Edi Rama, drejtuar lider

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rams dhe klikës së tij së tajkunëve, siç e thotë ajo në një komuni

Dikur numri dy i Partisë Demokratike, por që pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë për sa i për

Kryetari i këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, ka reaguar pas deklaratës së Agron Malajt, kandidatit sociali