Zgjedhjet/ Këshilli i Europës anulon misionin vëzhgues në Shqipëri

26/06/2019 - 12:43

Këshilli i Europës ka anuluar misionin vëzhgues që ishte programuar të monitoronte zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në një e-mail dërguar deputetëve, thuhet se tërheqja vjen për shkak të pasigurisë së vazhdueshme dhe rreziqeve në disa zona.

“Në vijim të e-mailit të mëposhtëm, me të cilin ju ftojmë në një takim me një delegacion të Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës, po ju informojmë se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka vendosur të mos dërgojë në Shqipëri një Delegacion Vëzhgues Zgjedhjesh nga Kongresi për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara. Ju kërkojmë ndjesë për çdo problem që mund t’ju shkaktojë anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të korresponduar me Kongresin”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Erisa Zyka nga Brukseli: Dhe një gjë të vogël sa për humor.

U shkarkua me anë të një vendimi politik, siç e cilësoi ai vetë, dhe sot lëshon një kunj ndaj kryesisë së Këshillit Bashkiak Durrës.

Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike e vlerëson si vendimtare dhe të vetmen rrugë për të dalë nga kriza politike.

Me 79 vota pro, 20 kundër dhe 3 vota abstenim, Parlamenti ka miratuar projektligjin e buxhetit faktik të vitit 2018.

Aktivistja e shoqërisë civile, Sevim Arbana ka deklaruar disa kohë më parë në emisionin “A show të gazetarit” Adi Krasta se kryeministri

Ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri tha se 19.2% e familjeve shqiptare ushqehen me lista dhe se një në tre familje janë në pamundësi p