Zgjedhjet lokale/ Kandidatët socialistë që janë dënuar

15/05/2019 - 21:23

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama vlerësoi kandidatët socialistë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, nëse do të mbahen, si kandidatët më të mirë të mundshëm që do jenë më afër komunitetit.

Këtë të mërkurë KQZ, nisi skanimin e pastërtisë së figurës së kandidatëve, bazuar në ligjin e dekriminalizimit. 16 kandidatët e parë, që të gjithë nga lista e PS-së, morën aprovimin e KQZ-së, pasi nuk kishin asnjë problematikë që mund t’u pengonte kandidimin.

Agron Malajn, i cili ka qenë gardist më 21 Janar, kandidat për Bashkinë Mat, ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim prej 10 muajsh për armëmbajtje pa leje. Ky dënim, sipas ligjit të dekriminalizimit nuk e ndalon kandidimin e zotit Malaj.

Edhe kandidatët e tjerë që kanë deklaruar dënime të ndryshme, kryesisht me gjobë, si Adriatik Zotkaj për Bashkinë e Poliçanit; Tërmet Peçi për atë të Tepelenës, si dhe Pali Kolevski në Pustec, iu pranua kandidimi.

Për secilin kandidat për kryetar bashkie dhe këshillat bashkiakë, KQZ kërkon informacion nga Drejtoria e Burgjeve, ajo e Gjendjes Civile dhe Zyra e Gjendjes Gjyqësore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të jetë pasditen e së mërkurës në Durrës për të zhvilluar një takim me qytetarët në pallat

Emri i deputetit të Durrësit është lakuar shpesh nga politika ditët e fundit, pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike për paligjsh

Partia Socialiste ka nxjerrë disa porosi për strukturat e saj për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë qëndrimit në Londër ka shpërndarë foton e dokumentit 800-vjeçar të “Magna Carta”, dokument i cili siç th

Kandidati i Bindjes Demokratike në Lezhë, Salvador Kaçaj është tërhequr nga kandidatura e tij në këtë qytet duke dhënë dorëheqjen.

Kandidati i pavarur për bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj më anë të një video-mesazhi të publikuar në rrjete sociale, bën thirrje që të gj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot Arben Skënderin, si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, nga radhët e partisë Bindja

Kryetari  i Kuvendit, Gramoz Ruçi u dërgoi sot një letër përshëndetëse veteranëve dhe pasardhësve të luftëtarëve të Brigadës së 12 Sulmue

Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar nën drejtimin e kryetarit Edi Rama.