Ish-kryeministri Sali Berisha pas votimit nuk është larguar, por është duke zhvilluar një takim me kreun aktual të PD-së Lulzim Basha në selinë blu.

Bëhët me dije se Berisha ndodhet në zyrën e kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha, prej më shumë se dy orësh.

Ky takim vjen në një kohë, kur ende nuk ka përfunduar procei i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së.

Sakaq, kandidatët përballë Bashës si Agron Shehaj dhe Edit Harxhi kanë shprehur pakënaqësi për organizimin e procesit të votimit, duke identifikuar edhe shkelje të ndryshme.

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, publikoi të dhënat e votimit deri më tani, ku tha se iu janë drejtuar kutive të votimit 23 536 anëtarë, ose 31.3% e anëtarësisë.

“Janë 23 536 anëtarë që kanë votuar, deri në orën 13:00, diku te 31.3%. Procesi ka vazhduar normalisht. Ka ndonjë zëvendësim vëzhguesi të ndonjë kandidati në garë, por procesi vijon normalisht”, tha Gjana.