Zgjedhjet, PS: Për emigrantët, transport falas në 23 qershor

Postuar: 09/02/2013 - 09:11

 

TIRANE- Partia Socialiste mobilizon emigrantët për votimet e 23 qershorit. Edhe pse jemi gati 5 muaj para zgjedhjeve, organizimi për të thithur çdo votë të shqiptarëve ka filluar prej kohësh nga partia që pretendon të vijë në pushtet. Një njoftim i degës së PS-së në Selanik ka zbuluar planin e menduar të opozitës. Kjo degë u bën thirrje të gjithë emigrantëve që jetojnë afër Selanikut, në Greqi, që të shënojnë emrin në lista, nëse në 23 qershor do të shkojnë për të votuar në Shqipëri.

Në njoftim thuhet se koston e transportit e mbulon vetë PS, e cila garanton autobusët për itinerarin vajtje-ardhje, Selanik - Qendër Votimi - Selanik. “Për të gjithë miqtë, anëtarët dhe simpatizantët e PS-së, të cilët jetojnë në Selanik dhe në bashki të tjera pranë Selanikut, Partia Socialiste e Shqipërisë iu jep mundësinë që më 23 qershor 2013, të shkojnë në Shqipëri dhe me votën e tyre të kontribuojnë për një sistem demokratik, i cili para të gjithave do të respektojë të drejtat e njeriut”, - thuhet në njoftim. “Në dispozicion do të jenë autobusët me itineraret vajtje dhe ardhje Selanik - Qendër Votimi – Selanik.

Kostoja e transportit do të mbulohet ekskluzivisht nga PS. Jeni të lutur që, brenda mundësive tuaja, të na dërgoni listat me emrat e personave të rrethit tuaj familjar apo shoqëror, të cilët do të donin të votonin për PS-në më 23 qershor. Listat pranohen çdo ditë në zyrat e PS – Dega Selanik, por kush nuk ka mundësinë të paraqitet, mund të na i dërgojë edhe me mesazh në faqen ‘Partia Socialiste-Dega Selanik’. Në listat që do të dërgoni, luteni të shkruani saktë emrin, mbiemrin, adresën dhe nr.e telefonit”, - vijon njoftimi. Gjatë gjithë kësaj kohe, në fakt, kreu socialist Edi Rama ka vënë theksin se këtë herë PS-ja nuk do të lejojë vjedhjen e votës, e duket se ardhja e shumë emigrantëve ditën e votimeve është një nga strategjitë e zgjedhura nga socialistët.

Edhe dje, një ditë pas vendimit të gjykatës për 21 janarin, kreu socialist i ftoi njerëzit që të çlirojnë sistemin e drejtësisë përmes votës së 23 qershorit. Ai reagoi dje, pas akuzës që i bëri gjykata e Tiranës, Ambasadës së SHBA-ve për ndërhyrje në një proces të rregullt gjyqësor. “Deklarata e sotme (e djeshme) e gjykatës, një apel për çdo shqiptar: Kush do çlirimin e drejtësisë, ta grushtojë me votë në 23 qershor pushtetin e kalbur”, - shkroi, pak minuta më pas, Rama në “Twitter”. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli në një intervistë në Report Tv, komenton zhvillimet në kampin opozitar, ndërsa zbulon edhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se nisma e opozitës për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm sipas Kushtetutës dhe

Pas lajmit për ekzekutimin e liderit të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanovic, ka reaguar Tirana zyrtare.

   Kryeministri Edi Rama pasi u pyet nëse janë të rrezikuar shqiptarët nga situata kriminale sot, ka treguar një histori që ka ndodhur vi

   Kryeministri Edi Rama, të hënën në darkë, i ftuar në emisionin ‘Tonight’ në Ora News, deklaroi se do ta bënte 1 mijë herë prishjen e k

   Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se kapja e organit të akuzës nga kryeministri Edi Rama është paralajmëruar më he

   Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një propozim të veçantë, ndërsa kërkoi që të bëhej një rezolutë për mbrojtjen e gazetarëve.

Pasi la mandatin e deputetit Bashkim Fino i cili kandidon për kryetar të FSHF-së, deklaron se tërhiqet nga të gjitha funksionet brenda Pa

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kopjen origjinale të policës ndërkombëtare të