Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën zgjedhore dhe pas anulimit të datës së 30 qershorit nga presidenti Ilir Meta. Rama u shpreh nga Divjaka se vendimi i Metës për anulimin e datës ka zbardhur plotësisht plani shkatërrues për vendin.

Ndërsa theksoi se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor, Rama tha se pas këtij vendimi u kuptua se ku “fle vërtet lepuri”. Kryeministri tha se parlamenti sa herë që  presidenti i Republikës “çmendet”.

“Akti i fundit i Ilir Metës e ka zbardhur plotësisht të gjithë planin. Na ka bërë të kuptojmë se ku fle tamam lepuri. Ne kemi bërë shumë, por jo aq sa do të donim. Jo të gjitha që këmi bërë janë bërë mirë, por kemi pasur momente jo të këndshme për ne… Ilir Meta ka kryer një akt të panjohur në historinë e qeverisjes së botës, firmos dhe çfirmos, sikur bota të hynte në logjikën e Metës që firma e cdo autoriteti të ishte e mundur të zhbëhej nuk do të kishte më shtet dhe rregull, dhe drejtim, por do të bëhej mbarë bota një rrumpallë e madhe. Prandaj kjo do të mbetet vetëm një vepër e shëmtuar, pa përgjegjshmërie dhe që nuk mund as të pranohet dhe as të tolerohet. Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Presidentit për sa kohë fuqia e popullit sovran është te parlamenti dhe që parlamenti ka jo vetëm të drejtën, por detyrën të reagojë në emër të sovranit nëse Presidenti çmendet” tha ai.