Opozita parlamentare me anë të një deklarate të bërë nga deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar një takim me kryeministrin Edi Rama për sa i përket debatit të vazhdueshëm për Zgjedhoren, ku kërkohen listat e hapura.

Murrizi është shprehur se takimi po kërkohet pasi nuk morën përgjigje në takimin e parë për kërkesat e tyre.

“Nuk votojmë pa u hapur listat. Do depozitojmë kërkesë me Ramën dhe Ballën. Ta harrojnë se do të kenë 84 vota në Kuvend. Të vendosur për të mos e votuar marrëveshjen Rama-Basha-KryemadhiDo kërkojmë takim me Ramën. Do koncentrojmë qëndrimin tonë, nëse në mënyrë të njëanshme nga balla e Rama apo atyre që s’janë në parlament do tentojnë të fusin në parlament atë që ata e quajnë dakordësi pa u hapur listat. Ta harrojë Rama dhe Balla e ata dy të tjerët se do kenë 84 nr për të lënë në fuqi gjellën e piste të 2008 të dakordësuar sërish më 2020.” tha Murrizi.