Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook, pasi Komisioni Europian publikoi strategjinë e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rama tha se mirëpret të gjitha ato që thuhen për strategjinë e BE dhe se negociatat janë më afër se kurrë.

“Mirëpresim çka thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE. Negociatat më afër se kurrë. Pastaj gjithçka do varet nga fuqia e vrapimit”.