Vendimi i qeverisë për transferimin e Drejtorisë Arsimore Rajonale nga Shkodra drejt Lezhës është kthyer në temë dite në kryeqendrën e veriut. Mësohet se kryebashkiakja Voltana Ademi i ka dërguar një shkresë zyrtare prefektit dhe kryeministrit Edi Rama që të anulojë këtë vendim, të cilin e ka konsideruar si absurd.

Gjithashtu, një reagim ka pasur edhe nga ana e këshilltarëve bashkiakë, të cilët e kanë cilësuar zhvendosjen e DAR nga Shkodra në Lezhë, si diskriminuese dhe të papranueshme.