Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e radhës me mjete të komunikimit elektronik dhe ka miratuar 14 vendime të rëndësishme ndërkohë që dy pika të rendit të ditës ishin informacion për këshillin bashkiak:

1-Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllokndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin tetor 2020.

2-Për miratimin e “rregullores për paraqitjen dhe shqyrtimin e ankesave, vërejtjeve, kërkesave, peticioneve dhe iniciativave qytetare”.

3-Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit/ rikonstruksionit në njësitë administrative nr. 1,2,4,5,6,Rrashbull, Sukth, Katundi i Ri, Ishëm dhe Manëz, bashkia Durrës.

4-Për miratimin e përdorimit të fondit 995.000 lekë për shërbimin në familje për fëmijë me aftësi të kufizuara të moshës 2-6 vjeç, të cilin bashkia e përfiton nga programi i përbashkët i kombeve të bashkuara “askush të mos mbetet pas”, zbatuar nga UNDP.

5-Për miratimin e tarifave të pajtimit mujor për transportin qytetas në bashkinë e Durrësit.

6-Për vijimin e proçedurave të prishjes së detyruar të 1 (një) ndërtese (pallat) private të ndodhur në njësinë administrative nr.4, Durrës, në zbatim të ekspertizës së thelluar të hartuar nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.

7-Për ndryshimin e vendimit të këshillit bashkiak nr.66, datë 14.07.2020 dhe vendimit të këshillit bashkiak nr.68, datë 15.07.2020, në zbatim të ekspertizës së thelluar, të hartuara nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.

8-Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit si rezultat i dëmit të shkaktuar nga prishja e detyruar (demolimi) e pallatit “Kastrati group” dhe dërgimin e saj pranë institucioneve përkatëse për vijimin e proçedurave të mëtejshme.

9-Për miratimin e listës së familjeve përfituese të subvencionimit të qirasë, të mbetura të pastreha, si pasojë e shëmbjes së banesave të tyre, shkaktuar nga prishja e detyruar e pallatit “Kastrati group” në lagjen nr. 17, rruga “Dalip Peza”.

10-Informacion mbi proçedurën e daljes jashtë përdorimit/ tjetërsimit të aktiveve të pa nevojshme të institucioneve në varësi të qëndrës ekonomike të arsimit.

11-Informacion nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit.

12-Për rialokimin e fondeve te përfituara në formën e transfertës së pakushtëzuar nga fondi i rindërtimit i buxhetit të shtetit me vlerë 409,081,016 lekë për vitin 2020.

13-Për dhënien e miratimit të nënshkrimit të aktmarrëveshjes së financimit ndërmjet bashkisë Durrës dhe subjektit “Dule” shpk për rindërtimin e qendrës shëndetësore Rromanat, njësia administrative Rrashbull, bashkia Durrës.

14-Për miratimin e ndihmës financiare me vlerë 1’910’159 lekë për familjet e dëmtuara si rezultat i dëmit të shkaktuar nga prishja e detyruar e objekteve/ ndërtesave në njësitë administrative nr. 1, 2 dhe nr. 5, të listës emërore të përfituesve dhe dërgimin e saj pranë Ministrisë së Rindërtimit për dhënien e fondit.

15-Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 1, 4, 5, 6, Rrashbull dhe Sukth, bashkia Durrës.

16-Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së shtatë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.