Ditën e sotme u përfshi nga flakët pjesa ballore e Bashkisë së Kamzës.

Ndaj ngjarjes ka reguar kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, i cili shprehet se godina është përfshirë nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike.

Ndër të tjera ai ka falënderuar ekipin e zjarrfikësve që bënë të mundur shuarjen e flakëve në kohë rekord.

“Një shkëndijë elektrike u shkaktua sot jashtë ambientit të Bashkisë Kamëz!

Faleminderit ekipit të zjarrëfikëses së Bashkisë Kamëz, të cilët ndërhynë në kohë rekord duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit!

Ndryshe nga sot ku çdo problem e ka një zgjidhje, para 6 muajsh kjo bashki nuk kishte as zjarrëfikëse dhe raste të tilla do të ishin fatale” shkruan Suli.