Spartak Braho është betuar sot si deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Braho, zuri vendin e Saimir Tahirit, pasi ky i fundit la mandatin.

Braho ishte kandidati i 19-të në listën shumemërore të PS-së për Qarkun Tiranë, ndërsa në KQZ mori 7 vota pro. Ndonëse Braho kishte marrë një post tjetër si këshilltar, kjo gjë nuk e pengoi të pranonte mandatin. Kujtojmë se Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit një javë më parë pas hetimeve ndaj tij të nisura nga prokuroria me dyshimet si i përfshirë në trafik droge me bandën “Habilaj”.

Dorëheqja e Tahirit nga mandati ishte një veprim i komentuar shumë këto ditët e fundit, ndërkohë që gjykata vendosi për të masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.