Gjatë një konference të përbashkët me ministrin në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger deklaroi se OSBE inkurajon dialogun mes palëve politike për t'i dhënë fund krizës e cila dëmton institucionet.

"Ne pa diskutim që ndjekim nga afër zhvillimet politike në Shqipëri. Shpresojmë që ngërçi do të zgjidhet së shpejti. Besoj se zgjidhja do të gjendet brenda për brenda por ne inkurajojmë dialogun. Është e nevojshme që të gjithë aktorët të angazhohen për funksionimin e demokracisë në vend. Pjesëmarrja në institucionet demokratike është e vetmja rrugë zhvillimi. OSBE është e gatshme për të ofruar mbështetje por asnjë zgjidhje nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse nuk përfshihen të gjithë aktorët", tha Greminger.