Në kalatat e portit sot paradite po përpunohen 5 anije tregtare, ndërsa pesë të tjera priten në orët e ardhshme në portin e Durrësit.

Në kalatat 1, 2, 5 dhe 10 po përpunohen 16 mijë tonë gjithsej mallra importi, si grurë, xhama, tulla refraktare, etj.

Ndërkaq priten 9 mijë tonë mallra (grurë, çimento e xhama) dhe 780 kontejnerë me pesë anije të tjera.