Autoriteti Portual Durrës, ka njoftuar shpalljen e vendeve vakante pranë Forcave të Sigurisë Portuale.

Bëhet fjalë për 13 (Trembëdhjetë) vende vakante për Punonjës Sigurie.

"Kandidatët, të cilët aplikojnë për të ushtruar detyrën e sipërpërmëndur duhet të dorëzojnë deri më datë 26.02.2018 pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Promocionit, Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Karrierës dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Nr.7 datë 11.06.2015 të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin e APD-së.