21 biznesmenë nga Estonia, interesim të veçantë për portin e Durrësit (FOTO)

19/10/2018 - 14:31

Një grup biznesmenësh nga Estonia, që zhvillojnë veprimtarinë e tyre kryesisht në fushat e logjistikës dhe transportit, vizituan sot portin e Durrësit, ku veç takimeve prezantuese vizituan edhe disa nga Terminalet portuale.

Grupi prej 21 biznesmenësh të Shoqatës Prolog u prit nga znj. Sonila Toska, zv/drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e APD, e cila bashkë me përshëndetjet e mikpritjes nënvizoi edhe disa nga zhvillimet e fundit në portin më të madh të vendit. Më pas, shefi i Sektorit të Promocionit në APD, Arben Xhemali, prezantoi situatën portuale dhe iu përgjigj interesimit të biznesmenëve nga Estonia.

Tonis Hinstov, Tom Annikve dhe Jaanus Paas, pasi falënderuan për mikpritjen, folën mbi funksionimin e Shoqatës PROLOG dhe u ndalën tek interesat e veçanta të biznesit estonez në fushat e teknologjisë së informacionit, si dhe të energjisë dhe infrastrukturës.

Një ditë më parë në një Forum të përbashkët biznesi Shqipëri – Estoni në Tiranë, ministri i Infrastukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, shpjegoi se, përveç investimeve në infrastrukturë rrugore, Shqipëria po punon edhe për infrastrukturën portuale dhe hekurudhore. Ndërkohë, ministri i Turizmit Blendi Klosi, i vuri theksin pikërisht rritjes së bashkëpunimit për të shtuar praninë e turistëve në bashkëpunimin mes dy vendeve. 

Bashkëpunimi tregtar mes Shqipërisë dhe Estonisë është akoma në nivele modeste, dhe vizita e biznesit estonez në Durrës, si dhe Forumi i zhvilluar në Tiranë shërbejnë për të rritur më shumë këtë bashkëpunim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Portin e Durrësit u zhvillua ceremonia e përcjelljes së Kontigjentit të XII-të të Forcës Detare, i cili do të kryejë misionin e tij të

Porti i Durrësit vijon të jetë një stacion i rëndësishëm për realizimin e gazsjellësit Trans-Adriatik Pipeline (TAP).

1.076 turistë, kryesisht nga Franca e Belgjika kanë mbërritur në Durrës që nga mesi i muajit shkurt me kroçerën “La Belle de L’Adriatique

Afro 36 mijë udhëtarë me 6 mijë autovetura kanë preferuar të lundrojnë me tragete nga/drejt Durrësit gjatë muajit mars të këtij viti.

Një grup ushtarakësh të Komandës Amerikane në Evropë, të drejtuar nga gjeneralbrigade Frederic Maiocco, vizituan, më 28 mars 2019, paradi

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ishte sot në qytetin e Durrësit ku zhvilloi një analizë pune me autoritetet kryesore që operojnë në

Tetë anije tregtare dhe dy të tjera Ro-Ro kanë transportuar mallra të ndryshme tranzit, që pasi u përpunuan në portin e Durrësit kanë vij

Nëndetësja turke TCG GÜR S-357 ka mbërritur në Shqipëri, ndërsa do të qëndrojë e ankoruar në Portin e Durrësit për disa ditë me radhë.

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim që nga fillimi i këtij muaji janë preferuar nga 13.243 udhëtarë me 2.236 aut

Reshjet e shiut që kanë nisur sot paradite kanë detyruar ndërprerjen e përpunimit të anijeve në portin e Durrësit.