Këto janë tri punonjëset e reja të Forcës së Sigurisë Portuale në Durrës.

Pas konkursit të zhvilluar pak kohë më parë, Erisa, Ardiana dhe Artineda fituan vendet respektive në portin më të madh të vendit.

Erisa është 25 vjeçe, nënë e një vajze, ka përfunduar studimet master për Gjeopolitikë dhe Sistemet e Sigurisë. “Aplikova në këtë pozicion pasi Autoriteti Portual Durrës është institucion tepër serioz dhe për të qenë e denjë në jetën time profesionale. Thyerje e tabusë se ky profesion u takon vetëm meshkujve”, pohon Erisa

Ardiana është 43 vjeçe dhe ka zgjedhur të aplikojë pranë Forcës së Sigurisë Portuale Durrës, pas një ekperience gati 13-vjeçare si stjuardesë në tragetin e kompanisë “VENTOURIS FERRIS”. 
“Uniforma që sot kam veshur si pjesë e FSPD-së, do t’i jap qetësi rregull dhe drejtësi në ushtrimin e detyrës sime”, shprehet Adriana.

Artineda është 24 vjeçe, ka përfunduar studimet e larta, ndërsa angazhimin e saj pranë FSPD-së, e ka cilësuar si një “traditë” familjare, por dhe dëshirën për të respektuar shtetin e së drejtës.