Mbi 45 mijë udhëtarë me 8.825 autovetura kanë preferuar lundrimin me tragete gjatë muajit tetor të këtij viti.

Gjatë muajit që lamë pas, tragetet kanë transportuar gjithashtu edhe 6.634 kamionë dhe trajlera me mallrat e ndryshme.

Nga të dhënat operative të APD-së, numri i udhëtarëve në dalje nga Durrësi është më i madh se sa ai i udhëtarëve që mbërrijnë me tragete nga portet e Barit dhe Ankonës. 

Ndërkaq, numri i autoveturave që transportohen me tragete drejt Durrësit është më i madh se sa ai i këtyre mjeteve në largim nga porti.