7 anije sot në kalatat e portit të Durrësit, përpunohen 35.500 tonë mallra

Postuar: 19/06/2017 - 14:02

Sot në kalatat e portit të Durrësit po përpunohen shtatë anije, me rreth 35.500 tonë mallra të ndryshme. Vetëm njëra prej tyre, “Sirios Cement 1” po ngarkohet me 12.500 tonë çimento për eksport, ndërsa nga gjashtë të tjerat po shkarkohen mallra importi si grurë, kripë, skrap dhe sojë.

Nga Qendra e Informacionit mësohet se anijet me mallra importi që kanë sjellë sasi nga 1400 tonë deri në 5499 tonë janë ankoruar në kalatat 1, 2, 4 dhe 11, ndërsa anija që po ngarkohet për eksport është ankoruar në kalatën 10.

Bëhet e ditur gjithashtu se në 48 orët e ardhshme priten edhe 4 anije të tjera. Dy prej tyre janë të ngarkuara 8.700 tonë mallra si grurë dhe hekur importi, ndërsa dy të tjera do të ngarkohen në Durrës me 2650 tonë çimento për eksport dhe me 362 kontejnerë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë muajit janar të këtij viti, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 42 anije dhe 79 tragete me mbi 280 mijë tonë mallra e af

Shtatë anije me afro 33 mijë tonë mallra gjithsej parashikohet të mbërrijnë sot në portin e Durrësit.

Gjatë muajit të kaluar në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar mbi 280 mijë tonë mallra, ose 67.230 tonë më shumë se sa në janarin

Sot paradite në kalatat e portit të Durrësit janë në proces përpunimi tri anije, ndërsa gjatë ditës priten edhe dy anije të tjera.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, Artjan Qirici, prezantoi tre ditë më parë drejtorin e ri të Forcave të Sigurisë Portuale, FSPD,

Përpunimi i anijeve në portin e Durrësit është ndërprerë që nga mesdita e sotme, për shkak të reshjeve të dendura të shiut. 

Zhvillimi dhe përmirësimi i mjedisit të favorshëm (duke përfshirë uljen e zhurmës) si dhe ndotjes të karbonit kanë qenë tematika e Takimi

Rritja e numrit të turistëve që hyjnë nga porti i Durrësit, do të mbetet pritoritet për Autoritetin portual të Durrësit edhe në vitin 201

Deti Adriatik është përfshirë nga një fortunal mëngjesin e sotëm.