Kjo që shihni në foto është anija “Pomerenia Sky”, e cila ndodhet në Terminalin e Konteinerëve duke përpunuar kontejnerë.

Anija është me flamur Liberie, e cila ka mbërritur mëngjesin e kësaj të enjteje në Portin e Durrësit nga Mali i Zi dhe po shkarkon 484 copë kontejnerë.

Gjatësia e anijes është 208 metra dhe ka një tonazh rreth 26435 tonë.