Nga të dhënat operative të APD, në 20 ditët e para të muajit nëntor tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim janë shfrytëzuar nga 22.301 udhëtarë me 4.530 autovetura gjithsej.

Ndërkaq, tragetet kanë transportuar edhe 4.582 kamjonë dhe trajlerë me mallra të ndryshme.

Në dy linjat detare nga Durrësi drejt dy porteve të Italisë dhe anasjelltas aktualisht lundrojnë 5 tragete.