Në Terminalin e Kontejnerëve gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti janë përpunuar 108 anije me 79.284 kontejnerë TEU gjithsej.

Sipas Sektorit të Statistikave në APD, shifrat e periudhës janar-korrik 2018 dëshmojnë për një numër prej 13.865 njësi kontejnerike TEU më të lartë se sa e njëjta periudhë e vitit 2017.

Në anijet e specializuara janë përpunuar 39.350 kontejnerë TEU për eksport, ndërsa shifra e kontejnerëve me mallra nga importi arrin në 39.934 gjithsej.

Gjatë 7-mujorit janar-korrik 2018 me kontejnerë janë transportuar nga/drejt Durrësit afro 877 mijë ton mallra të ndryshme gjithsej.