APD: Janar-qershor në terminal, 5308 kontejnerë më shumë se sa 6-mujori 2018

16/07/2019 - 09:19

Në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit në 6 muajt e parë të këtij viti janë përpunuar 70.483 njësi kontejnerike TEU gjithsej.

Në periudhën janar-qershor 2019 në Terminalin përkatës janë përpunuar 94 anije të specializuara për transport kontejnerësh.

Në Sektorin e Statistikave në Autoritetin Portual Durrës, mësohet se shifra e këtij 6-mujori është 5,308 njësi më e lartë se sa ajo e regjistruar në fund të 6-mujorit 2018.

Shifra më të larta janë shënuar edhe në përpunimin e konteinerëve nga importi dhe për eksport. Nga i njëjti burim, mësohet se numri i kontejnerëve për eksport dhe nga importi është thuajse i njëjtë, mbi 35 mijë njësi në secilin drejtim.

Sipas statistikave portuale, që nga viti 2013 numri i kontejnerëve të përpunuar në portin më të madh të vendit ka pësuar një rritje të ndjeshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

*Tragetet e linjave Ankona, Trieste dhe Ravena, vetëm 10 përqind të totalit  

Që nga fillimi i këtij viti portin e Durrësit e kanë vizituar 420 jahte, me flamurë nga të pesë kontinentet.

Një delegacion francez nga Instituti i Studimeve të Larta të Mbrojtjes Kombëtare ( Institut des Hautes Etudes de Defence Nationale (IHEDN

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 3,12 milionë tonë mallra, ose 15% më shumë se sa në të nj

Më shumë se 1,12 milionë tonë mallra janë përpunuar gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti nga 327 anijet e akostuara në dy Terminalet e d

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në dy nga Terminalet e portit të Durrësit janë përpunuar 140 mijë tonë mallra importi me drej

Emërohet Përgjegjësi i sektorit të sistemeve të Sigurisë Portuale dhe GIS.

Punonjësit e Autoritetit Portual Durrës kanë dhuruar vullnetarisht gjak, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Bankën Lëvizëse të G

Në vijim të takimeve të projektit « Locations », Autoriteti Portual Durrës është përfaqësuar nga Sektori i Projekteve në takimin dy ditor

Autoriteti Portual Durrës i ka tejkaluar parashikimet financiare për vitin 2019, madje ka arritur rezultatet më të larta, krahasuar me 5