APD: Mbi 2.7 milionë tonë mallra me anije dhe tragete në 9 muaj

11/10/2018 - 10:24

*Në periudhën janar-shtator 2018 përpunohen 417 anije dhe 776 tragete

Anijet tregtare dhe tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, thuajse të njejtin volum mallrash si e njejta periudhë e vitit 2017.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në tragetet dhe anijet janë përpunuar 2.715.897 ton mallra gjithsej. 

Tragetet kanë një ecuri në rritje prej 8 përqind, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2017, me një volum prej mbi 645 mijë ton mallra. 

Ndërkaq, anijet tregtare kanë transportuar nga/drejt portit të Durrësit një vëllim prej mbi 2 milion e 70 mijë ton gjithsej në 9 muaj.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave mësohet gjithashtu se gjatë 9-mujorit janar-shtator 2018 në portin e Durrësit janë përpunuar 417 anije tregtare dhe 776 tragete.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në linjat detare Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim aktualisht po lundrojnë 6 tragete, të cilët parashikohet të kryejnë rreth 30 l

1820 mjete lundruese, mes të cilave anije tregtare, tragete, kroçera dhe jahte, janë ankoruar dhe përpunuar gjatë periudhës janar-nëntor

Reshjet e mëngjesit të sotëm nuk e kanë penguar mbërritjen në orar të dy trageteve të linjës Bari – Durrës. 

APD ishte të mërkurën mikpritëse e seminarit "Zhvillimi i qendrueshëm i Metropoleve".

Në 10 ditët e para të muajit dhjetor, tragetet janë shfrytëzuar nga 11.750 udhëtarë me 1.931 autovetura gjithsej.

Në dy lajme të publikuara me burim nga Tirana dhe Prishtina, Agjencia Telegrafike Shqiptare ka bërë të njohur informacionin mbi hapjen e

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, kanë transportuar më shumë mallra

Katër anije tregtare me rreth 11 mijë tonë mallra po përpunohen këtë të mërkurë në kalatat 1 - 5 të Terminalit të Mallrave Gjenerale (i n

Mbi 34 mijë udhëtarë kanë preferuar të lundrojnë me tragete nga/drejt Durrësit gjatë muajit nëntor të këtij viti.