APD/ Në 10 muaj përpunohen 1,843 mjete lundruese

11/11/2019 - 14:25

-Më shumë anije, tragete, kroçera dhe jahte se një vit më parë...

Numri i mjeteve lundruese që janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti është më i lartë se sa në 10 muajt e vitit paraardhës.

Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual, mësohet se tragetet kanë kryer 887 lundrime vajtje-ardhje, ose 36 lundrime më shumë se në janar-tetorin e vitit 2018.

Në të tre Terminalet e mallrave dhe konteinerëve së bashku janë përpunuar 515 anije, ndërsa vitin e kaluar numri i anijeve të përpunuara në të nejjtën periudhë ishte vetëm 462.

Të njejtën rritje kanë patur edhe vizitat e anijeve turistike në portin më të madh të vendit. Nga 14 kroçera këtë vit numri ka arritur në 17, ndërsa 424 jahte të këtij viti janë 49 më shumë se sa 375 jahtet e periudhës 10-mujore të vitit 2018.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Menaxhimi i situatës pas tërmetit dhe rikthimi i aktivitetit normal në qytetin e Durrësit, ishte fokusi i takimit të zhvilluar mes Prefek

Autoriteti Portual Durrës ka zhvilluar një konferencë këtë të premte, teksa është prezantuar studimi që propozon implementimin e një plat

Sokol Sula ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Forcave të Sigurisë Portuale, në portin e Durrësit.

Hapja e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit të Shqipërisë, sipas autoriteteve në Prishtinë, ka ndikuar në rritjen e importit t

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar shpalljen e një vendi vakant për Drejtor, në Drejtorinë e Forcës së Sigurisë Portuale Durrës.

Objektet e zbuluara në ujrat detare pranë Durrësit së shpejti do të vendosen së bashku në Muzeun Arkeologjik, i cili kohët e fundit ka ma

Turistët nga SHBA, Franca dhe Gjermania kanë qenë vizitorët më të shumtë me kroçera në portin e Durrësit.

Situata e paqëndrueshme meteorologjike, e cila vazhdon të jetë prezente në Gjirin e Durrësit, ka ndikuar edhe në veprimtarinë e Portit të

Kapitaneria e Portit të Durrësit njofton se për shkak të motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë Adriatikun Jugor, janë krijuar vonesa në