Zhvillimi dhe përmirësimi i mjedisit të favorshëm (duke përfshirë uljen e zhurmës) si dhe ndotjes të karbonit kanë qenë tematika e Takimit që u zhvillua në Venecia javën e kaluar, ku mori pjesë edhe një grup përfaqësues nga Autoriteti Portual Durrës APD, i kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, Artjan Qirici.

Objektivi i Projektit SUPAIR me tematikë "Portet e qëndrueshme në rajonin e Adriatikut e Jonit" është: Përmirësimi për transportin dhe lëvizshmërinë, duke ofruar shërbime të integruara si dhe Multimodaliti në zonën Adriatiko-Joniane.

Partneriteti parashikon përfshirjen e drejtpërdrejtë të autoriteteve portuale dhe institucioneve teknike në disa vende në zonën e Programit ( Italia, Kroacia, Greqia , Mali i Zi, Shqipëria), së bashku me autoritetet vendase të rajonit ose të qytetit, për të garantuar një bashkëpunim të përshtatshem duke integruar territoret përkatëse. 

Grupi përfaqësues i APD mori pjesë edhe në Takimin e zhvilluar në Trieste për Projektin ADRIAPASS me tematikë "Integrimi i lidhjeve multimodale ne zonen Adriatiko Joniane". Projekti ka për qëllim përmirësimin e flukseve të mallrave në rajonin Adriatiko-Jonian.

Gjatë Takimit të Triestes u diskutua mbi masat e nevojshme për të përfshirë edhe politikë-bërësit, për të krijuar lehtësira në pikat tranzit në rajon, ku pengesat administrative dhe organizative shkaktojnë vonesa të konsiderueshme.

Gjithashtu, me ftesë të portit të Koperit, përfaqësuesit e APD-së zhvilluan një vizitë pune në këtë port. Stafi ekzekutiv prezantoi investimet e kryera në "Comunity Systems", nga kompanitë Actual dhe Infoera.