Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona – Trieste e kthim gjatë muajit korrik të këtij viti kanë transportuar 7 përqind më shumë udhëtarë dhe 12 përqind më shumë mallra se sa në muajin korrik të vitit 2016.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave mësohet se gjatë korrikut që lamë pas tragetet janë shfrytëzuar nga 124.308 udhëtarë, ndërsa në korrik të vitit të kaluar vetëm nga 116.541 udhëtarë. Tragetet e linjave brenda një muaji kanë kryer 102 lundrime, tre më shumë se sa në muajik korrik 2016. Kamionët dhe trajlerët kanë transportuar afro 75 mijë tonë mallra, ose 12 përqind më shumë se sa në korrik të vitit 2016.

Numri i udhëtarëve në hyrje të portit nga Italia ka qenë thuajse tre herë më i lartë se sa në nisje nga Durrësi drejt Barit dhe Ankonës. Brenda muajit korrik 2017 në portin më të madh të vendit kanë mbërritur afro 91 mijë udhëtarë, me mbi 21 mijë autovetura. Nga i njejti port gjatë korrikut 2017 janë nisur me tragete 33.504 udhëtarë, me afro 6 mijë autovetura.