Drejtori i Portit Durrës tregon prioritetet dhe objektivat kryesore për 2018-n (VIDEO)

04/02/2018 - 17:52

Rritja e numrit të turistëve që hyjnë nga porti i Durrësit, do të mbetet pritoritet për Autoritetin portual të Durrësit edhe në vitin 2018. Drejtori ekzekutiv i APD-së Artjan Qirici në një mbledhje me drejtuesit e institucioneve në Durrës tha se APD po ecën në dy drejtime kryesore për të arritur objektivat në portin e Durrësit, në drejtim të koordinimit të operacioneve portuale në terminale, dhe në thjeshtëzimin e procedurave për të hyrë në portin e Durrësit.

Duke analizuar hyrje-daljet e pasagjerëve në portin e Durrësit, ai tha se pati një rritje të numrit të turistëve me 5 % më shumë se në vitin 2016. Rreth 25% e pasagjerëve, ose 250 mijë pasagjerë kanë qenë të huaj.

Qirici e konsideron problematike kontollin e automjeteve në skaner, për të cilin tha se vënia në dispozicion të kamionëve e një sipërfaqeje prej 10 mijë metrash katrorë gjatë këtij viti, pritet të sjellë shmangien e radhëve që krijohen dhe përbëjnë kosto për biznesin.

Plan biznesi i APD-së për vitin 2018 është bërë publik për herë të parë, ku prioritet i investimit mbetet thellimi i kanalit hyrës të portit të Durrësit.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në dy javët e para të muajit nëntor, tragetet janë shfrytëzuar nga 17.276 udhëtarë me 3430 autovetura gjithsej.

Në kalatat e portit të Durrësit në periudhën 10-mujore janar-tetor 2018 janë përpunuar 3 milionë e 17 mijë tonë mallra, të cilat kanë mbë

Forcat e repartit zjarrfikës të Autoritetit Portual kontribuan për afro një javë në zgjidhjen e situatës emergjente në venddepozitimin e

Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim janë shfrytëzuar nga afro 757 mijë

Autoriteti Portual Durrës, së bashku me përfaqësues të shtatë qyteteve-port, (Lisbona, Malaga, Zadari, Rijeka, Ravenna, Durrësi dhe Tries

Prej më shumë se dy javësh me kërkesë të Bashkisë së qytetit, APD ka krijuar kushte për hyrjen e autoveturave nga hyrja 4 pranë Urës së D

Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar bashkë me udhëta

Në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit në Tiranë, si dhe në disa arkiva shtetërore dhe private në Itali ndodhen planimetritë dhe projekte