Durrës. Anija luksoze “Seven Seas Mariner” me 689 turistë në bord

19/09/2014 - 19:54

 

DURRËS, 19 shtator 2014 –  Vjen për herë të tretë në Durrës krujz-i (anglisht: cruise) i famshëm amerikan Seven Seas Mariner, ndërkohë që bizneseve tregtare të rrugës së Vilës, bulevardeve “Taulantia” dhe “Dyrrah” u shtohet njëfarë xhiroje në këtë periudhë pas-verore.

Zyra e shtypit e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të entit shtetëror Autoriteti Portal Durrës (APD) njofton se të premten, më 19 shtator 2014, rreth orës 7:30 të mëngjesit, në Portin e Durrësit u bregëzua anija luksoze turistike  Seven Seas Mariner.

Kroçera ka në bord 689 turistë, mes të cilëve 365 amerikanë, 159 britanikë, 44 austrialianë etj.

Në dispozicion u vunë Forca e Sigurisë e APD-së, Kapitaneria, Policia Kufitare.

Vizitorët u drejtuan në pikat turistike të Durrësit dhe Tiranës.

Seven Seas Mariner  ka ardhur nga porti i Korfuzit (Greqi), ndërsa në orën 18:00 të 19 shtatorir do të lundrojë në drejtim të Splitit (Kroaci).

Seven Seas Marinerështë anija e tretë turistike që viziton Portin e Durrësit brenda shtatorit, ndërsa, po brenda këtij muaji, priten dhe tre të tjera.

 JA ÇFARË U THUHET TURISTËVE PËR DURRËSIN

Durrësi, që ndodhet në bregdetin qendror shqiptar, rreth 33 km në perëndim të kryeqytetit, Tiranës, është qyteti më i lashtë dhe një nga më të rëndësishmit nga pikëpamja ekonomike të Shqipërisë, në brigjet e detit Adriatik në Mesdhe.

Ndërsa janë ndërtuar shumë ndërtesa të reja publike dhe banimi, janë ruajtur monumente të qytetit të lashtë, si Monumenti i Rezistencës.

Pastaj janë amfiteatri i antik, një stadium shumë mbresëlënës i ndërtuar nga romakët në shekullin e dytë, që shtrihet deri buzë detit, pra, mos u ngutni dhe vizitoni një Kolose romak mrekullisht të pacenuar në mes të qytetit.

Ndërsa zonat kryesore rekreative të Durrësit shtrihen në bregdet, me plazhet me rërë dhe ujëra të kthjellëta, qyteti ka shumë parqe dhe kopshte me lule. Vizitoni teatrin në natyrë [veror] që është ndërtuar në kodrat e qytetit.

Mes ndërtesave të tjera të rëndësishme janë biblioteka kryesore, xhamia Fatih, teatri dhe estrada “Aleksandër Moisiu”, si dhe disa muze, si ai arkeologjik dhe vila e Ahmet Zogut.

Info                                                      

Seven Seas Marinerështë anije turistike e tipit  cruise (italisht:  crociera) në pronësi të kompanisë amerikane  Regent Seven Seas Cruises, me seli në Florida.

Në vitin 2002 mori çmimin “Anija e Vitit”.

Porti i regjistrit: Bahamas, Nassau; ndërtuar nga Chantiers de l'Atlantique në Sen-Nazer (Saint-Nazaire), Francë, në shërbim nga viti 2001.

Ka këto karakteristika: tonazhi 48.075 tonë, gjatësia 216.1 m, gjerësia 28.3 m, 8 kuverta, shpejtësia 20 nyja (37 km /orë), kapaciteti 700 udhëtarë, ekuipazhi 445 veta.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Terminalin e Mallrave Gjenerale të portit të Durrësit, që njihet si Terminali Perëndimor, gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti ja

416 anije dhe 724 tragete janë përpunuar gjatë periudhës janar – gusht të këtij viti në portin e Durrësit, bëhet e ditur nga sektori i St

Ditët e fundit në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar pesë anije me grurë, ndërsa pritet të fillojë përpunimi i dy anijeve të tje

Paraditen e kësaj të mërkure, kreu i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare, ka pritur në takim përfaqësues të Kamandës Europiane të Depa

Afro 29 mijë udhëtarë me 6,113 autovetura janë larguar me tragete nga porti i Durrësit gjatë 8 ditëve të para të muajit shtator, por numr

"Sea Cloud" rikthehet për herë të katërt në portin e Durrësit, 2279 turistë që nga fillimi i këtij viti.

Spirancat detare janë një simbol i hershëm i qytetit të Durrësit.

Numri i udhëtarëve me tragete nga/drejt Durrësit ka nisur gradualisht të bjerë, pas rikthimit masiv të turistëve dhe bashkëatdhetarëve, t

13 kroçera dhe velierë me 2,279 turistë kanë vizituar portin e Durrësit që nga fillimi i këtij viti, ndërsa numri i jahteve të madhësive