Durrës dy krociera në një ditë

25/09/2014 - 21:03

Durrës, 25 shtator 2014 - Tashmë turizmi me anije krocierë në Portin e Durrësit nuk përbën më lajm. PËRFUNDIMISHT Durrësi ka hyrë në intineraret e anijeve krociera, që i bien kryq e tërthor Detit Mesdhe si dhe deteve në përbërje të tij. Interesant është fakti, që një formë e tillë turizmi u tentua në mënyrë të ndrojtur të praktikohej nga regjimi i Ramiz Alisë në vjeshtën e vitit 1990. Për herë të parë një anije turistike e tipit “hydrofoil”(me fletë, me karrel pak a shumë si katerat silurues kinezë në përbërje  të ish marinës luftrake shqiptare në kohën e diktaturës.) erdhi në Durrës nga Porti i Kotorrit me 129 turistë perëndimorë dhe jugosllavë (përfshirë dhe shqiptarë të Malit të Zi).  Anija i përkiste firmës shtetërore jugosllave "Jadra Linja". Shumica e turistëve vinin për të parë Shqipërinë si një vend ekzotik, si eksperimentin e fundit Stalinist në Evropë. Normalisht, që nga ajo kohë e deri më sot ka rrjedhur shumë ujë. Gjërat kanë ndryshuar jashtëzakonisht shumë, fatmirësisht për mirë.

Një turizëm i tillë me krociera nuk sjell më pak para sesa turizmi patriotik i vëllezërve tanë kosovarë, të cilët cdo vit e më tepër po harxhojnë gjithnjë e pë pak valutë për të pushuar në Shqipëri, respektivisht në Durrës. Ky lloj turizmi fut më shumë valutë direkt e në arkën e shtetit, dhe e përqëndron valutën e hyrë relativisht në pak duar.

Anija krocierë "Ocean Majesty" do të sjellë këtë të premte në 26 shtator, 329 turistë europianë dhe nga Amerika Latine. Kjo anije turistike është anije veterane e prodhur në vitin 1966. Anija është modernizuar disa herë dhe sot ofron siguri maksimale dhe komoditet të nivelit të mesëm për pasagjerët e saj. Kjo anije ka 4 vjet, që viziton bregdetin shqiptar, në fillim Sarandën e më pas Durrësin dhe Sarandën së bashku.

Krociera tjetër është holandezja, "Prinsendam", një anije rret 40 000 tonëshe, relativisht e re e prodhuar në vitin 1988. Kjo anije krocierë është “vizitore” e vonë e Mesdheut dhe Adriatikut. Ajo ka qenë e specializuar për lundrime turistike kryesisht në Atlantikun e Jugut dhe në kalimin për në Paqësor nëpërmjet së rrezikshmes Ngushticë të Magelanit. Krociera deri në vitin 2011 ka bërë edhe lundrime turistike deri në Kontinentin e Antarktidës. Në Durrës krociera do sjellë turistë evropianë, amerikanë, japonezë, koreano jugorë dhe pak australianë d.m.th. 796 turistët e krocierës do të jenë nga katër kontinente.

Nesër për herë të parë në Durrës do të kemi dy krociera në një ditë. Është pozitiv fakti, që sezoni i krocierave po zgjatet deri në fund të shttorit, duke e nxjerrë sezonin turistik në Durrës nga kufijtë e tre muajshit qershor-gusht.

/Gj.Th. Agjencia e Lajmeve Dyrrah/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Emërohet drejtuesi i ri i Mjedisit, Sigurimit Teknik dhe Emergjencave në Autoritetin Portual Durrës.

Fëmijet e Qendrës së Shërbimeve Komunitare me aftësi ndryshe të shoqëruar nga prindërit e tyre vizituan një ditë më parë mjediset e Porti

Gjatë periudhës janar – shtator të këtij viti volumi më i madh i mallrave të shkëmbyera nga/drejt Durrësit i takon vendeve si Rusia, Turq

*Tragetet e linjave Ankona, Trieste dhe Ravena, vetëm 10 përqind të totalit  

Që nga fillimi i këtij viti portin e Durrësit e kanë vizituar 420 jahte, me flamurë nga të pesë kontinentet.

Një delegacion francez nga Instituti i Studimeve të Larta të Mbrojtjes Kombëtare ( Institut des Hautes Etudes de Defence Nationale (IHEDN

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 3,12 milionë tonë mallra, ose 15% më shumë se sa në të nj

Më shumë se 1,12 milionë tonë mallra janë përpunuar gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti nga 327 anijet e akostuara në dy Terminalet e d

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në dy nga Terminalet e portit të Durrësit janë përpunuar 140 mijë tonë mallra importi me drej

Emërohet Përgjegjësi i sektorit të sistemeve të Sigurisë Portuale dhe GIS.