Durrës, Rakip Kazani në krye të Policisë Kufitare

09/07/2014 - 11:40

Tiranë, 9 korrik 2014 - Firmosen ndryshimet e para në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit në qarqet kryesore të vendit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, zyrtarizoi pasditen e së hënës 5 emërime të reja në disa prej drejtorive rajonale të kufirit.

Në Durrës është emëruar Rakip Kazani, i cili prej disa muaj ishte në krye të Drejtorisë së Kufirit në kryeqytet.

Kazani zëvendëson në këtë detyrë Nuri Locën, që e ka mbajtur këtë post që prej tetorit të vitit 2012.

Ndërkohë drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë është emëruar Fran Kaçorri, i cili zëvendëson në këtë detyrë Kazanin, e transferuar në Durrës.

Mësohet se deri dy vite më parë Kaçorri mbante gradën “Kolonel” dhe ishte një prej drejtuesve të shtabeve në Gardën e Republikës. Për 4 vite me radhë, derisa u lirua nga detyra, ai ka qenë shefi i grupit të shoqërimit të ish-presidentit Bamir Topi.

Në Drejtorinë e Kufirit të Vlorës, Didi ka emëruar Ilmi Hoxhën. Ndërsa në Kukës dhe Korçë janë emëruar përkatësisht Dashamir Spaho dhe Gëzim Goxhaj.

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit ishte e vetmja strukturë që deri tani nuk i ishte nënshtruar reformës.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fundjava që lamë pas është mbyllur me aktivitet të lartë përpunues në portin më të madh në vend, ku sipas të dhënave të Dispeçerisë Qendr

Porti i Durrësit vijon të luajë rol të rëndësishëm në transportin e mallrave nga dhe drejt Kosovës.

Që nga fillimi i muajit korrik, në portin e Durrësit janë ndalur 19 jahte turistike nga shtete të ndryshme si: Amerika, Kroacia, Ishujt B

Fillimi i javës ka nisur me përunimin e 4 anijeve tregtare që ndodhen të akostuara në molin nr.

Përtej imazhit konvencional të një jahti luksoz, "Power Play" shpalos në portin e Durrësit një koncept tërësisht inovativ të “Jahtit Mbës

Afro 120 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar tragetet e linjave nga porti i Durrësit ose 130 mijë udhëtarë më pak se në periudhën janar-qersho

Rreth 20 mijë tonë mallra në përpunim nga anijet tregtare të akostuara ditën e premte në portin e Durrësit.

Autoritet Portual i Durrësit ka dalë me një njoftim të dytë për të sqaruar rikthimin e transportit detar të pasagjerëve.

Mbërrin në portin e Durrësit një nga velierat më të mëdha në botë, ndërtuar në vitin 2016. 

Terminali i Trageteve në Portin e Durrësit që prej 10 marsit 2020 shfrytëzohet vetëm për transportin e mallrave nga vendi ynë drejt Itali