Durrës, 3 skuadra dhe 6 elektrovinxha në punë, për 29 mijë tonë mallra që përpunohen në port

22/08/2017 - 13:09

Në kalatat e portit të Durrësit sot në mesditë vazhdon përpunimi i 6 anijeve me 29 mijë tonë mallra të ndryshme. Pesë prej tyre janë ankoruar dje në 5 kalatat e Terminalit të Mallrave Gjenerale, ose siç njihet ndryshe Terminali Perëndimor që administrohet nga Autoriteti Portual Durrës.

Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në APD, mësohet se sipas planit operativ, gjatë paradites po punojnë 3 skuadra të kompanive stivadore, si dhe 6 elektrovinxhë të kalatave 1, 2, 4 dhe 5.

Tre anije të ngarkuara me 11.254 ton grurë gjithsej po përpunohen në kalatat 1, 4 dhe 5. Në kalatën 2 po shkarkohet anija “NS Angela” me 2786 ton paleta me melaminë. Në kalatën 5 po nis shkarkimi i anijes “Thunder” me 2.376 ton xhama, ndërsa sot paradite në kalatën 11 është ankoruar anija “Sirios Cement 1” që do të ngarkohet me 12.500 tonë çimento për eksport.

Në radën portuale dhe në pritje janë gjithashtu edhe 5 anije të tjera me afro 14 mijë tonë mallra gjithsej, si grurë, rrotativa llamarine, superfosfat, nitrat dhe makineri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

APD ishte të mërkurën mikpritëse e seminarit "Zhvillimi i qendrueshëm i Metropoleve".

Në 10 ditët e para të muajit dhjetor, tragetet janë shfrytëzuar nga 11.750 udhëtarë me 1.931 autovetura gjithsej.

Në dy lajme të publikuara me burim nga Tirana dhe Prishtina, Agjencia Telegrafike Shqiptare ka bërë të njohur informacionin mbi hapjen e

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, kanë transportuar më shumë mallra

Katër anije tregtare me rreth 11 mijë tonë mallra po përpunohen këtë të mërkurë në kalatat 1 - 5 të Terminalit të Mallrave Gjenerale (i n

Mbi 34 mijë udhëtarë kanë preferuar të lundrojnë me tragete nga/drejt Durrësit gjatë muajit nëntor të këtij viti.

Këto ditë sipas Institutit të Statistikave INSTAT, në strukturën e transportit të mallrave me det, hekurudhë dhe ajër, kryeson ai detar,

Plan Biznesi i vitit 2019 u paraqit sot paradite në një takim të zgjeruar, ku bashkë me përfaqësues të grupeve të interesit morrën pjesë