Nisma MEDPORT si urë bashkëpunimi me portet e Mesdheut, siguria portuale dhe kujdesi mjedisor në implementin e projekteve të ardhshme në qytetin-port të Durrësit ishin disa nga problematikat e trajtuara gjatë Takimit të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të APD, Artjan Qirici, me Ambasadoren e Republikës së Francës në Tiranë, znj.Christina Vasak.

Znj.Vasak shprehu kënaqësinë për pjesmarrjen e drejtuesve të APD, së bashku me ata të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në Konferencën e MEDPORT, e cila do të zhvillohet në Marsejë më 7-8 shkurt. Forumi i iniciuar dy vjet më parë nga porti i Marsejës ka gjetur mbështetjen e porteve të Mesdheut, që synojnë krijimin e hapësirave të përbashkëta dhe diskutimin e problematikave mes tyre.

Më tej pjesmarrësit në takim u ndalën në bashkëpunimin për sigurinë e porteve të Mesdheut. Ambasadorja Vasak, së bashku me atasheun për sigurinë Thomas Erhardy, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër kriminalitetit dhe emigracionit të paligjshëm. 

Sistemet e sigurisë portuale dhe investimet me qëllim përmbushjen e standarteve ndërkombëtare të sigurisë në portin e Durrësit u trajtuan gjërësisht nga drejtori Ekzekutiv i APD, Artjan Qirici.

Qirici u ndal veçanërisht në kujdesin që po tregohet për çështjet mjedisore dhe specifikes të Portit të Durrësit, si port city, gjithashtu edhe në optikën e zbatimit të Masterplanit, hapi i parë i të cilit, ishte transferimi i terminalit të gazit dhe të naftës në Porto Romano, dhe në focus, largimin e të tjera proceseve me ndotje nga Porti i Durrësit. Ai vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Ambasadën e Francës në vendin tonë, duke u shpehur i hapur për pjesëmarrjen e bizneseve franceze në zbatimin e projekteve të ardhshme portuale.