ISHP trajnon personelin pritës të Terminalit të Trageteve. Kujdes i shtuar ndaj koronavirusit në portin e Durrësit

27/02/2020 - 14:15

Personeli pritës i udhëtarëve në Terminalin e Trageteve në portin e Durrësit po trajnohet këto ditë lidhur me masat e shtuara të kontrollit ndaj rrezikut të koronavirusit, gjatë mbërritjes së trageteve të linjave Bari – Durrës dhe Ankona – Durrës.

Sipas burimeve të Autoritetit Portual Durrës, dr.Elona Kureta nga Instituti i Shëndetit Publik dhe mjekë të tjerë nga Drejtoria e SHP në Durrës kanë zhvilluar leksione dhe bashkëbisedime me punonjës të Policisë Kufitare, të Doganës së portit, të Konçesionarit të Terminalit dhe Forcës së Sigurisë Portuale.

Në trajnimet e organizuara në Sallën e konferencave të APD-së, të pranishmit janë njohur gjithashtu edhe me masat e marra në shkallë vendi.

Në Terminalin e Trageteve është dyfishuar numri i personelit shëndetësor, si pjesë e grupit kombëtar të Task Forcës, me anëtarë nga sektori i Mbrojtjes së Shëndetit në APD, si dhe nga ISHP dhe Drejtoria vendore e Shëndetit Publik.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonëse prej ditësh transporti i udhëtarëve nga porti i Durrësit drejt Italisë apo e kundërta, është ndaluar, transporti i mallrave vijon

Porti detar i Durrësit vijon punën me kapacitet të plotë për anijet tregtare që sjellin apo dërgojnë mallra nga Shqipëria jashtë.

Përhapja e koronavirusit në vendin tonë dhe ato fqinje ka boshatisur edhe Terminalin në Portin e Durrësit, i cili duket si një vend që ka

Në ditën e sotme edhe pse është dhënë urdhër për ndalimin e udhëtimeve me tragete drejt Italisë, rreth 380 pasagjer kanë ardhur me 2 trag

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në portin e Durrësit 629 pasagjerë nga Italia, nga këto 361 me tragetin “Rigel” dhe 268 “Azzurra”.

Pesë anije tregtare me rreth 14 mijë tonë mallra të ndryshme po përpunohen sot në portin e Durrësit.

Qyteti bregdetar, por jo vetëm, nuk mund ta harrojë javën e parë të marsit të 29 viteve më parë, kur porti i Durrësit ishte pikënisja e ë

Gjatë muajit janar 2020, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 304 mijë tonë mallra të ndryshme.

Dy tragetet e linjës Durrës – Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shp

690 kontejnerë po përpunohen sot nga anija “Solstice N”, e cila ka mbërritur pasditen e ditës së martë në portin e Durrësit.