Përtej imazhit konvencional të një jahti luksoz, “Power Play” shpalos në portin e Durrësit një koncept tërësisht inovativ të “Jahtit Mbështetës”.

Një hibrid mes mjetit të suportit për jahte dhe një jahti të mirëfilltë eksplorues, lundruesi me një gjatësi prej 53 m u ndal në portin më të madh në vend, pas lundrimit nga brigjet e Gjibraltarit.

Superjahti i cili lundron nën flamurin e ishujve Kajman, do të tërhiqte vëmendjen e çdo entuziasti të aventurave nënujore pasi ka të integruar një Qendër Argëtimi prej 600 m², e cila mund të konvertohet nga një zonë bar në një qendër zhytjesh si dhe një vinç me kapacitet 13 tonë në funksion të aktiviteteve nënujore.

Një tjetër vizitor mbresëlënës i cili i shtohet këtë fundjavë brigjeve portuale të Adriatikut.