Jahti luksoz “6711 GEO” akostohet në portin e Durrësit (FOTO)

19/07/2019 - 14:41

Superjahti “6711 GEO”, që u akostua sot paradite në portin e Durrësit i shtohet listës së 204 jahteve të tjerë që kanë mbërritur që nga fillimi i këtij viti në qytetin bregdetar.

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se superjahti me gjatësi 62.24 m dhe me flamur të ishujve Marshall ka qëndruar në kalatën 5, ndërsa 4 jahte të tjerë janë ankoruar në kalatën 4, të destinuar vetëm për anijet turistike.

“6711 GEO”, i ndërtuar në një kantier hollandez pesë vjet më parë mbërriti nga ishulli i Korfuzit, ndërsa pas qëndrimit në Durrës pritet të lundrojë drejt Malit të Zi.

Që nga fillimi i muajit qershor kur nisi sezoni turistik, në kalatën 4 dhe në kalata të tjera të Terminalit Perëndimor janë bregëzuar 149 jahte turistikë nga vende të ndryshme të botës.

Porti më i madh i vendit është kthyer në një destinacion të kroçerave dhe jahteve turistikë të madhësive të ndryshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonëse prej ditësh transporti i udhëtarëve nga porti i Durrësit drejt Italisë apo e kundërta, është ndaluar, transporti i mallrave vijon

Porti detar i Durrësit vijon punën me kapacitet të plotë për anijet tregtare që sjellin apo dërgojnë mallra nga Shqipëria jashtë.

Përhapja e koronavirusit në vendin tonë dhe ato fqinje ka boshatisur edhe Terminalin në Portin e Durrësit, i cili duket si një vend që ka

Në ditën e sotme edhe pse është dhënë urdhër për ndalimin e udhëtimeve me tragete drejt Italisë, rreth 380 pasagjer kanë ardhur me 2 trag

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në portin e Durrësit 629 pasagjerë nga Italia, nga këto 361 me tragetin “Rigel” dhe 268 “Azzurra”.

Pesë anije tregtare me rreth 14 mijë tonë mallra të ndryshme po përpunohen sot në portin e Durrësit.

Qyteti bregdetar, por jo vetëm, nuk mund ta harrojë javën e parë të marsit të 29 viteve më parë, kur porti i Durrësit ishte pikënisja e ë

Gjatë muajit janar 2020, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 304 mijë tonë mallra të ndryshme.

Personeli pritës i udhëtarëve në Terminalin e Trageteve në portin e Durrësit po trajnohet këto ditë lidhur me masat e shtuara të kontroll

Dy tragetet e linjës Durrës – Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shp