Janar-shtator 2019/ Sa udhëtarë transportuan tragetet e linjës Bari-Durrës

16/10/2019 - 09:09

*Tragetet e linjave Ankona, Trieste dhe Ravena, vetëm 10 përqind të totalit  

Afro 645 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj kanë shfrytëzuar gjatë 9 muajve të parë të këtij viti tragetet e linjës Durrës – Bari dhe anasjelltas. Kjo shifër përbën afro 90 përqind të numrit të përgjithshëm të udhëtarëve që kanë preferuar tragetet nga/drejt Durrësit – bënë të ditur burimet e Sektorit të Statistikave në APD, sipas të cilave 10 përqind të tjerë kanë udhëtuar me linjat e Ankonës, Triestes dhe Ravenës.   

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti tragetet që lundrojnë në linjën Durrës – Bari e kthim janë shfrytëzuar nga 364 mijë udhëtarë shqiptarë dhe mbi 191 mijë udhëtarë të huaj, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë udhëtarë të mitur. Numri i atyre që janë nisur nga Durrësi drejt Barit arrin në afro 339 mijë, ndërsa i atyre që vijnë drejt Durrësit është më i vogël, 306 mijë gjithsej.   

Ndërkaq nga Statistikat Portuale bëhet e ditur se me tragetet e linjës Durrës – Ankona e kthim kanë lundruar afro 85 mijë udhëtarë, me ato të Triestes vetëm 161 udhëtarë dhe ato të Ravenës 203 udhëtarë gjithsej.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Afro 120 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar tragetet e linjave nga porti i Durrësit ose 130 mijë udhëtarë më pak se në periudhën janar-qersho

Rreth 20 mijë tonë mallra në përpunim nga anijet tregtare të akostuara ditën e premte në portin e Durrësit.

Autoritet Portual i Durrësit ka dalë me një njoftim të dytë për të sqaruar rikthimin e transportit detar të pasagjerëve.

Mbërrin në portin e Durrësit një nga velierat më të mëdha në botë, ndërtuar në vitin 2016. 

Terminali i Trageteve në Portin e Durrësit që prej 10 marsit 2020 shfrytëzohet vetëm për transportin e mallrave nga vendi ynë drejt Itali

Rikthehen pas dy muajsh ndërprerjeje, lundrimet me traget për kamionet, drejt portit të Ankonës nga porti i Durrësit.

Një jetë si specialist në Portin e Durrësi për Ilir Rupin, drejtuesin e brigadës elektrike, ka qenë e mbushur me sakrifica të shumta dhe

Autoriteti Portual Durrës bën me dije përmes një njoftimi se Kapiteni i Rangut të Tretë (Rez.) Alfred Velaj, do të drejtojë Forcën e Sigu

Veprimtaria përpunuese në Portin më të madh në vend ka vijuar pa ndërprerë e fokusuar në transportin e mallrave me anije dhe tragete.