Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar bashkë me udhëtarët, mbi 63 mijë kamionë dhe trajlera me 726 mijë tonë mallra gjithsej. Në të njejtën periudhë ato janë preferuar nga afro 757 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se tragetet gjatë këtij 10-mujori kanë kryer 851 lundrime vajtje-ardhje, vetëm 2 më shumë se sa e njejta periudhë e vitit të kaluar. 

Ndërkaq volumi i mallrave të transportuar ka arritur në 450 mijë tonë në hyrje drejt Durrësit, dhe në 276 mijë tonë në dalje, shifra përkatësisht 7 % dhe 8 % më të larta se sa në janar-tetorin e vitit 2017.

Tragetet e linjave kanë transportuar në janar-tetorin e e këtij viti 58.284 kamjonë dhe 5.089 trajlerë, përkatësisht 5 % dhe 1 % më shumë se në 10-mujorin e vitit të kaluar.