Pasagjerët dhe bizneset braktisin portin e Durrësit. Katër tragete janë nisur nga porti i Durrësit mbrëmjen e shkuar.

Pritshmëritë e autoriteteve kanë qenë të mëdha përsa i përket numrit të pasagjerëve dhe të mallrave nga kjo pikë kufitare, por efektet e radhëve të gjata në skaner janë ndjerë në fluksin e fundvitit.

Rreth 1800 pasagjerë janë nisur me katër tragete gjigantë që operojnë në linjat Durrës-Bari të kompanive të lundrimit.

405 kanë qenë autovetura ndërsa 67 kanë qenë kamionë që janë nisur një numër shumë i vogël e i papapërfillshëm ky për kapacitete përpunuese që ka porti i Durrësit dhe kapacitetet që kanë vënë në shërbim kompanitë e lundrimit.

Të dhënat janë bërë me dije për “DurrësLajm” nga kapitaneria e portit të Durrësit mbrëmjen e shkuar.

Edhe kompanitë e lundrimit e kanë ngritur më herët këtë problematikë e cila erdhi si rezultat i kontrolleve të shtuara të policisë së portit në skaner të të gjitha mjeteve.

1800 pasagjerë pritej që të kishte vetëm një prej traget që operon në këtë linjë, ndërsa të katër tragetet kanë ndarë këtë numër, duke e bërë të papërfillshëm numrin total të pasagjerëve që kanë zgjedhur të kalojnë në vendet e tyre të punës nga pika kufitare e portit të Durrësit.

As veturat e as kamionët e mallrave nuk kanë qënë në pritshmëri, duke bërë që ky të jetë në vit jo i mirë përsa i përket të ardhurave për portin më të madh të vendit. Kjo është periudha kur pritej fluksi i nisjes së emigrantëve për në vendet e tyre të punës, por siç shihet ata kanë zgjedhur rrugën tokësore nëpërmjet pikës kufitare në Muriqan apo edhe linjave ajrore me aeroportin.

K.H.