Këto janë kroçera dhe veliera që mbërritën sot në Durrës (FOTO)

05/09/2017 - 09:44

Kroçera “Sirena” dhe veliera “Sea Cloud” janë dy anijet turistike që u ankoruan sot në orët e para të mëngjesit në kalatat 4 dhe 5 të portit të Durrësit.

Kroçera “Sirena” me flamur të ishujve Marshall ka një gjatësi prej 181 metra dhe u ankorua në kalatën 5. Në bordin e saj udhëtojnë 641 turistë, 343 nga të cilët nga SHBA. Pjesa tjetër vijnë nga 24 vende të tjera të botës, kryesisht nga Zelanda e Re, Australia, Britania e Madhe, etj. Më shumë se 10 autobusë të agjencive turistike i kanë shoqëruar turistët nga porti drejt qyteteve historike dhe muzeale të Krujës, Beratit dhe Durrësit.

Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit, mësohet se kroçera “Sirena” ka lundruar gjatë natës nga Korfuzi (Greqi) drejt Durrësit, ndërsa sot rreth orës 19.00 do të vijojë turin drejt portit të Kotorrit (Mali i Zi).

Veliera “Sea Cloud”, e cila do të mbërrijë sërish edhe pas 10 ditësh në Durrës, u ankorua sot në kalatën 4. Ajo ka një numër turistësh prej rreth 60 vetash. Anija me gjatësi 109 metra ka mbërritur në Durrës nga Saranda dhe në mbrëmje do të lundrojë drejt Kotorrit.

Të dyja anijet janë ankoruar disa herë në portin më të madh të vendit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në 10 ditët e para të muajit dhjetor, tragetet janë shfrytëzuar nga 11.750 udhëtarë me 1.931 autovetura gjithsej.

Në dy lajme të publikuara me burim nga Tirana dhe Prishtina, Agjencia Telegrafike Shqiptare ka bërë të njohur informacionin mbi hapjen e

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, kanë transportuar më shumë mallra

Katër anije tregtare me rreth 11 mijë tonë mallra po përpunohen këtë të mërkurë në kalatat 1 - 5 të Terminalit të Mallrave Gjenerale (i n

Mbi 34 mijë udhëtarë kanë preferuar të lundrojnë me tragete nga/drejt Durrësit gjatë muajit nëntor të këtij viti.

Këto ditë sipas Institutit të Statistikave INSTAT, në strukturën e transportit të mallrave me det, hekurudhë dhe ajër, kryeson ai detar,

Plan Biznesi i vitit 2019 u paraqit sot paradite në një takim të zgjeruar, ku bashkë me përfaqësues të grupeve të interesit morrën pjesë

Autoriteti Portual i Durrësit, edhe këtë vit është pjesëmarrës në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës 2018, i cili hapi dyert mbrëmjen e kal