Kjo është nëndetësja turke që do qëndrojë 4 ditë në portin e Durrësit (FOTO, VIDEO)

Postuar: 30/03/2017 - 12:34

Një nëndetëse ushtarake turke e klasit 209, “Yerboj”, prodhim modern ushtarak turk i vitit 2008, e komanduar nga Kapiteni i Rangut të dytë Ersoj Akca, ka hyrë mëngjesin e të premtes në portin e Durrësit, dhe është bregëzuar në kalatën nr. 5 të këtij porti. 

Nëndetësja është pritur në det të hapur dhe është shoqëruar për në port nga motovedetat 01 dhe 118 të Flotës Shqiptare të Kepit të Palit. Vizita e saj 4-ditore në vendin tonë bëhet në kuadrin e forcimit të marrëdhënieve mes flotave ushtarake detare të dy vendeve tona dhe operacioneve të NATO-s. Nëndetesja është e gjatë rreth 62 m dhe ka një tonazh të përgjithshëm 1456 tonë. Është e pajisur me 8 silurë të dukshëm, si dhe të tjera pajisje ushtarake, numri i të cilave nuk publikohet për arsye ushtarake.

Ajo është e angazhuar në mbrojtje të sigurisë kombëtare turke dhe në kuadrin e veprimtarisë së forcave të NATO-s në mbështetje të paqes dhe sigurisë Botërore. Nëndetësja, prodhim turk i vitit 2008, ka një ekuipazh prej 45 ushtarakësh të rangjeve të ndryshme. Pas hyrjes në port, Komanda e nëndetëses dhe oficerë të ekuipazhit janë pritur në takime të veçanta nga Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe më pas nga Prefekti i Qarkut të Durrësit Roland Xhelili.

Gjatë vizitës 4-ditore ekuipazhi do të zhvillojë vizita në qendrat historike të Durrësit, Shkodrës, Krujës si dhe kanë në program organizimin e një ndeshjeje futbolli me skuadrën e Fllotës Shqiptare. Nëndetësja ka ardhur në Durrës nga një stërvitje e përbashkët e forcave detare të NATO-s të zhvilluara në rajonin e bregdetit italian. Vizita e saj u menaxhua nga agjencia “Dyrrahsped”, një prej agjencive më serioze që operojnë në portin e Durrësit.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

799 turistë të huaj nga 27 vende të botës kanë mbërritur sot paradite me kroçerën “Prinsendam” në portin detar të Durrësit.

Këtë mëngjes, baseni ujor i portit të Durrësit ngjashëm dukej me një kazan të madh me plehra që notonin në ujë.

Në portin e Durrësit është ankoruar mëngjesin e sotëm kroçera “Seven Seas Voyager” me 687 udhëtarë në bord.

Në kalatën 1 të portit pasditen e së hënës u ankorua jahti “I Dinasty”, një nga anijet turistike luksoze që kanë mbërritur gjatë stinë së

Forcat e Sigurisë Portuale, po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në automjetet që ndodhen brenda ambientit të Portit.

   “Kanë kaluar më shumë se 25 vite nga momenti kur mijëra shqiptarë mbërritën për herë të parë në Bari si refugjatë.

Gjatë periudhës janar – gusht të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 75.

Në portin më të madh të vendit gjatë 8 muajve të parë të këtij viti janë ankoruar 1290 mjete lundruese të madhësive dhe destinacioneve të

Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona – Trieste e kthim kanë transpor

Rreth 6300 udhëtarë me 1435 autovetura kanë shfrytëzuar mesatarisht çdo ditë tragetet nga dhe drejt Durrësit gjatë periudhës korrik-gusht