Kroçera "Prinsendam" me 799 turistë të huaj, ndalet në portin e Durrësit (VIDEO)

Postuar: 09/10/2017 - 16:36

799 turistë të huaj nga 27 vende të botës kanë mbërritur sot paradite me kroçerën “Prinsendam” në portin detar të Durrësit. Kjo është kroçera e dytë në portin më të madh të vendit që nga fillimi i tetorit, ndërsa brenda muajit priten edhe tre anije të tjera të mëdha turistike.

Sipas burimeve të agjencisë pritëse “Intermed Shiping” 350 turistë të kroçerës që mbërriti sot në Durrës vijnë nga SHBA, 157 nga Kanadaja dhe 100 nga Hollanda. Pjesa tjetër janë shtetas nga Australia, Britania e Madhe, Rusia, Argjentina, Brazili, Belgjika, Kina, Spanja, Franca, Peruja, India, Meksika, etj.

Anija me gjatësi 205.5 metra u ankorua pa probleme rreth ores 7.30 në kalatën 5 të portit. Kroçera “Prinsendam” është ankoruar për herë të parë në Durrës në vitin 2012 dhe nuk i ka ndërprerë lundrimet vjetore drejt qytetit shqiptar.

Turistët e huaj nisën menjëherë turin e vizitave në qytetet e Durrësit, Krujës dhe Tiranës. “Prinsendam” do të largohet nga Durrësi sot rreth orës 18.00. 

Kroçera "M/S Prinsendam", e ndërtuar në vitin 1988 në Finlandë, lundron me flamur hollandez. Kapaciteti i saj akomodues është rreth 800 pasagjere. Anija ka një ekuipazh të përgjithshëm prej mbi 400 vetë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me ftesë të drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të APD, Afrim Bakaj, një grup përfaqësues nga porti i Antwerpit (Belgjikë) vizituan dje p

Hartimi i guidave që synojnë implementimin e projektit SUPAIR në portet e rajonit Adriatik e Jonian ishte në qendër të diskutimeve në tak

Një jaht luksoz, prodhim i vitit 2017, është ankoruar sot në portin e Durrësit, ndërsa në kalata vijon puna për përpunimin e 21 mijë ton

Gjatë dy ditëve të ardhshme në ujrat detare pranë Durrësit si dhe në një nga kalatat e portit do të xhirohen disa skena nga filmi artisti

Materialet e ndërtimit, xhamat, blloqet e mermerit, llamarina dhe melamina zenë një pjesë të madhe të importeve drejt portit të Durrësit.

Gjatë 5 muajve të parë të vitit 2018 në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 54.607 kontejnerë TEU (njësi kontejnerike), ose mbi 1

Në 5 muajt e parë të këtij viti në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 236 anije dhe 376 tragete, nga të cilat janë shkarkuar dhe

Ndërtimi i portit modern të Durrësit ka nisur 90 vjet më parë, në të njejtën kohë kur filloi edhe ndërtimi i institucioneve dhe i infrast

Veliera turistike “Sea Cloud” vjen në portin më të madh të vendit për të dytën herë brenda sezonit turistik.

Një përfaqësi e APD, e drejtuar nga drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, Afrim Bakaj, morri pjesë këto ditë në “Forumin e Menaxhimit të Por